Publikohen rezultatet e maturës shtetërore, ja sa është nota mesatare (FOTO+VIDEO)

Qendra Shtetërore për Provime (QSHP) sot i ka publikuar rezultatet nga matura shtetërore për gjithsej 16.426 maturantë, prej tyre 8.274 nga gjimnazet, 7.881 nga arsimi i mesëm profesional dhe 271 nga arsimi i mesëm i arteve, raporton Portalb.mk.

“Në përputhje me konceptin për maturë dhe provim përfundimtar në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Republikën e Maqedonisë nxënësit nga rezultatet e provimeve eksterne iu nënshtruan tri lëndëve. Provim i detyrueshëm për të gjithë është gjuha amtare”, tha drejtoresha e QSHP-së, Mirushe Ameti.

Rezultatet nëpër shkolla janë publikuar sot në ora 12:00, ndërkaq në mënyrë elektronike nxënësit mund t’i kontrollojnë edhe në www.matura.gov.mk.

Këtë vit nota mesatare e provimeve eksterne të maturës shtetërore është 3.39.

Për kandidatët të cilët nuk i ankimojnë rezultat preliminare, për to do të mbesin nota përfundimtare.

Dorëzimi i ankimimeve ndaj rezultateve nga nxënësit në Komisionin Shkollor të Maturës bëhet në periudhën prej 5 korrikut deri më 10 korrik në ora 15:00. Secili ankimim kushton 1500 denarë, ndërkaq nëse ankimimi miratohet, shuma në fjalë i kthehet parashtruesit.

Rezultatet e ankimimeve do të publikohen më 17 korrik nëpër shkolla

Paraqitja për sesionin e gushtit do të vijojë nga data 11 korrik deri më 19 korrik nëpër shkolla.

Për më shumë ndiqeni konferencën për shtyp të QSHP-së:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button