Përfundojnë negociatat e Milanit me Andrea Contin

Andrea Conti është futbollisti i shtatë që i bashkohet Milanit në këtë merkato, edhe pse akoma jo zyrtarisht.

Pas blerjes së Musacchio, Rodriguez, Kessie, Andre Silva, Borini dhe Calhanoglu marrëveshja me drejtuesit e Atalantas rezultoi e suksesshme për mbrojtësin e krahut të djathtë, Andrea Conti.

Sipas “Gazzetta.it” marrëveshja u arrit në orët e pasdites. Kuqezinjtë do të derdhin rreth 24 milionë euro në arkat e Atalantas pas bisedimeve që kanë zgjatur me ditë midis dy klubeve.

Nesër Conti do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i 7 herë kampionëve të Europës.

Conti do të bashkohet më 11 korrik me grupin për të filluar stërvitjen nën urdhrat e Montellas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button