Lamtumirë Barcelonë, Neymar transferohet në Manchester United? (Foto)

Neymar mund të largohet nga Barcelona. Braziliani mund t’i bashkohet Manchester Unitedit

Barcelona arriti që të vazhdojë kontratën me Lionel Messin, deri në vitin 2021. Por, gjiganti nga La Liga mund ta humbë një yll tjerë.

Fjala është për sulmuesin brazilian, Neymar. Sipas Manchester Evening News, ish sulmuesi i Santosit po dëshiron të largohet nga Barcelona.

Thuhet se braziliani dëshiron të provoj një aventurë të re, derisa mund të transferohet në Manchester United.

Klubi nga Premierliga ka tentuar disa herë që ta transferoj brazilianin, por ka dështuar ta bëj një gjë të tillë.

Megjithatë, Neymar pritet ta thotë fjalën e fundit dhe të zbuloj nëse ky lajm është i vërtet apo është vetëm spekulim.

Neymar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button