Petritsch: Gjykata Speciale për UÇK-në test për perëndimin

Ish i dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovë Wolfgang Petritsch ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte, transmeton kp.

Ai ka vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve.

“Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të mësuar. Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore. Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme “, ka thënë Petritsch për mediat gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button