Qindra objekte do të shpëtojnë nga baroku, Kushtetuesja e shfuqizoi nenin 50

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, sipas të cilit, Qeveria paraprake e Nikolla Gruevskit, shpalli mbi 100 objekte në të gjithë shtetin për objekte në interes të shtetit dhe t’i marrë ingerencat e komunave për to, njofton Portalb.mk.

Me këtë nen, Qeveria ua ka marrë të drejtën komunave, ka përpunuar plan urbanistik dhe dokumente për objektet dhe për motive të biznesit dhe populiste i ka  ndryshuar hotelet, ndërtesat banesore, hapësirat komerciale, fushat e tenisit, sallat sportive, çezmat etj.

Deri më tani, Qeveria ka mundur pa kurrfarë kriteriume, sipas dëshirës së tyre, vullnetit, nevojës dhe shijes, të miratojë vendim dhe të shpallë objekt me interes të veçantë dhe të njëjtin ta modifikojë, sipas dëshirës së saj.

Mes objekteve të cilat fillimisht kanë marrë fasadë baroku kanë qenë, Qendra Tregtare e Qytetit, Biblioteka Universitare e Qytetit dhe Opera dhe Baleti Maqedonas.

Në prill, Gjykata vendosi që të diskutojë për iniciativën për shfuqizimin e nenit 50 të ligjit dhe u miratua masë kohore për ndalim të aktiviteteve ndërtimtare të këtyre objekteve të shpallura, por më pas vendimi është tërhequr.

Gjykatësja raportuese për këtë lëndë ishte gjykatësja, Natasha Gaber Damjanovska, ndërkaq iniciativa u dorëzua nga shoqata e arkitektëve “Problesok”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button