Qyteti i Shkupit nuk parashikon rregullimin e rrjetit atmosferik në Çair gjatë 2017-ës

Përderisa qytetarët ankohen për projekte të dështuara dhe jofunksionale, ku kërkojnë përgjegjësi nga institucionet të cilat premtuan zgjidhjen e problemit të mbledhjes së ujit në rrugën Xhon Kenedi në komunën Çair, nga Qyteti i Shkupit të cilët kohë më parë sqaruan për Portalb se rrjeti atmosferik i cili u realizua në këtë pjesë të komunës kishte defekt, tani thonë që i njëjti nuk do të rregullohet gjatë këtij viti, njofton Portalb.mk.

Sipas sqarimit të Qytetit të Shkupit, gjatë këtij viti nuk janë parë investime nga buxheti për këtë çështje.

Ata thonë për Portalb.mk. se Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi janë duke përcjell gjendjen e kanalizimit atmosferik dhe merren me pastrimin e tij.

“Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Shkup është duke ndjekur gjendjen e kanalizimit atmosferik dhe merren me pastrimin e infrastrukturës së tubave të poshtëm në bulevardin Xhon Kenedi”, thonë për Portalb nga Sektori për informim në Qytetin e Shkupit.

Ata shtojnë që do të merren të gjitha masat që gjatë mbledhjes së ujit nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të pastrohen rrugët dhe të njëjtat të jenë të kalueshme.

“Gjatë incidenteve kur mblidhet uji atmosferik, kryesisht gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, do të merren të gjitha masat e nevojshme për hapjen e rrugës dhe vënies në funksion të se njejtës. Investime më të mëdha rekonstruive nuk janë paraparë në buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë vit. Ne nga ana jonë për të përmirësuar këtë gjendje realizuam projektin kapital, që ishte ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rrugët ‘Xhon Kenedi’ dhe ‘ Kemal Ataturk’”, thonë nga Qyteti i Shkupit për Portalb.mk.

Ndërkaq vetëm kohë më parë u ndërtua rrjeti atmosferik në këtë komunë, punimet e së cilit u stërzgjatën dhe i njejti kapi shumën prej 23 milion denarësh, por si duket nuk funksionon si duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button