Ivanov: Maqedonia shembull se si një vend mund të jetë lëndë e standardeve të dyfishta

Në rastin me Republikën e Maqedonisë aspak nuk respektohet marrëveshja ndërkombëtare e lidhur me një vend fqinj, marrëveshje që krijon obligime juridike ndërkombëtare. Kemi edhe aktvendim të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të cilën të gjithë e injorojnë, si të mos ekzistojë. Maqedonia ka bërë shumë për sigurinë e Evropës, dhe ende trajtohet si vend i tretë, madje edhe qasja deri te instrumente të caktuara të sigurisë të BE-së për ne është e kufizuar. Maqedonia është shembull për atë se si një vend mund të jetë lëndë e standardeve të dyfishta, të cilat kufizohen me hipokrizi, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në hapjen e sesionit të 28-të vjetor të Forumit Kran Montana, që mbahet në Barselonë.

Duke folur në temë “Çfarë bote për ardhmërinë? Strategji për stabilitet në mjedis të paparashikuar – drejt mënyrës së re të menaxhimit” dhe duke u përqëndruar në shembullin me Maqedoninë, presidenti Ivanov tha se mbetet optimist dhe shpreson se BE-ja dhe NATO-ja, si dhe vendet nga rajoni i ynë do të nxjerrin mësime nga kjo qasje e gabuar ndaj Republikës së Maqedonisë.

Ivanov e përmendi edhe mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë u ballafaqua me krizën e migrantëve, e cila, siç tha ai, ka qenë e suksesshme.

“Kriza e migrantëve i ka bindur edhe skeptikët më të mëdhenj në dy gjëra: e para, se territor i vogël  nuk do të thotë territor i rëndësishëm dhe e dyta, se vend i vogël nuk do të thotë edhe rol i vogël në proceset globale”, tha mes tjerash Ivanov në fjalimin e tij në hapjen e sesionit të 28-të të Forumit Kran Montana, që mbahet në Barselonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button