Takim i ministrit Suhejl Fazliu me euroambasadorin Samuel Zhbogar

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot u takua me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.

Siç informoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në takim ministri Fazliu e ka cekur angazhimin e Qeverisë për reforma thelbësore dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Minsitria, siç tha Fazliu, do të përkushtohet në procesin e decentralizimit të pushtetit, me qëllim që të mundësohet funksionim i qëndrueshëm i komunave, dërgesë më efikase e kushteve më cilësore dhe zhvillim i balancuar.

Fazliu e theksoi edhe rolin e vetëqeverisjes lokale në përmirësimin e cilësisë së jetesës përmes sigurimit të kushteve të barabarta për jetë të të gjithë qytetarëve.

“Angazhimi ynë për një shoqëri për të gjithë do ta realizojmë përmes krijimit të kushteve për qasje të barabartë drejt shërbimeve publike për të gjithë qytetarët dhe zhvillim të demorkacisë lokale, në pajtim me praktikat evropiane”, tha Fazliu.

Në takim mori pjesë edhe zëvendësminsitri Dejan pavleski. Ai e theksoi përcaktimin e Qeverisë për partneritet me BE-jnë dhe anëatrësim të RM-së në Union.

Euroambasadori Zhbogar theksoi se pritjet e BE-së janë të mëdha në raport me realizimin e reformave, përfshirë edhe në sferën e vetëqeverisjes lokale.

Zhbogar e theksoi mbështetjen nga ana e BE-së edhe përmes projektit të ri në vlerë prej 2,2 milionë eurove, i cili do të thotë ndihmë e drejtpërdrejtë në përforcimin e kapaciteteve të Minsitrisë dhe të komunave. Ai e theksoi nevojën për mbështetje më të madhe të komunagve më të vogla të cilat përballen me probleme në realizimin e kompetencave të veta, si dhe në realizimin e projekteve të financuara nga BE-ja.

Në atë kontekst, në takim është biseduar edhe ppër krijimin e kushteve për shfrytëzim më efikas të mjeteve nga Programi i BE-së IPA për bashkëpunim tejkufitar, në koordinim të Minsitrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ndërkaq në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente dhe me Delegacionin e BE-së.

Minsitri Fazliu e pranoi ftesën e euroambasadorit Zhbogar për pjesëmarrje në takimin që nga mesi i tetorit do të mbahet në Ohër, në të cilin, me pjesëmarrje të të gjitha strukturave relevante, do të bisedohet për sfidat në implementimin e Programit të BE-së IPA për bashkëpunim tejkufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button