fbpx

Katari joserioz për tejkalimin e krizës në Gji, pohojnë ministrat e shteteve arabe

Përgjigja e Katarit për listën e kërkesave të katër shteteve arabe është “negative” dhe tregon “mungesë të seriozitetit” për t’u ballafaquar me krizën, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave arab të Punëve të Jashtme, transmeton MIA.

Katër shtete “shprehin keqardhje për përgjigjen negative të Katarit në të cilën tregohet mungesa e seriozitetit për t’u ballafaquar me rrënjët e problemit”, theksoi Sameh Shukri, ministër i Punëve të Jashtme të Egjiptit i cili e lexoi kumtesën e përbashkët.

Deklarata e përbashkët është publikuar pas takimit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Egjiptit, Arabisë Saudite, EBA dhe Bahreinit.

Katër shtetet arabe i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin në qershor duke i akuzuar autoritetet në Doha për mbështetjen e terrorizmit, akuza të cilat i mohojnë në Katar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button