Zbulohet arsyeja pse Tupac hoqi dorë nga Madonna!

Lidhja e reperit më gangster në histori Tupac me Madonna-n paska qenë më e thellë se sa e mendonim.

Në vitin 2005-të, këngëtarja e ‘Material girl’ tregoi hapur se kishte qenë në një lidhje dashurie me reperin Tupac tre vite përpara vdekjes së tij në 1995-ën. Ajo ka bërë të ditur se përjetimi i kësaj romance e bënte që të ndihej edhe ajo si një gangstere e vërtetë. Madje ishte pikërisht vëllai i reperit i cili e ndihmonte dhe e mbështeste këtë lidhje, përcjell Bordo.al. 

Por, arsyeja pse reperi i dha fund historisë me këngëtaren, është zbuluar tani, nga bërja publike e një letre drejtuar asaj, e shkruar në periudhën kur Tupac ishte në burg. Në letër reperi  shkruan se më në fund ai i kërkon falje që nuk është treguar një mik i mirë mjaftueshëm ndaj saj. Ai i shpreh se nuk ka dashur kur ta lëndojë por, ta kuptojë se nuk mund të qendrojë më me të sepse ajo është ‘e bardhë’.

Mbreti i Hip-Hop ka vazhduar të shkruajë më tej se mund t’i ofrojë miqësi këngëtares dhe i lutet të bëjë kujdes: ‘Jo të gjithë janë të ndershëm ashtu si duken, zemrat e tyre mund të jenë të mbushura me zili dhe dashakeqësi. Ka njerëz të cilët nuk do të hezitonin të të bënin keq.’ Ai e mbyll letrën duke thënë: ‘Nuk e di se si ndihesh për të më vizituar, por unë do të doja të flisja ballë përballë me ty. Është qesharake por përvoja më ka mësuar se nuk duhet të harxhoj më tepër kohë’, ka mbyllur letrën Tupac i cili u qëllua për vdekje në vitin 1995.

Si mund të jetë ndjerë mbrëtëresha e Pop-it nga kjo letër?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button