Takim Popovski-Zhbogar

Ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski sot u takua me euroambasadorin Samuel Zhbogar.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, është biseduar për reformat e dosmosdoshme mediale të cilat janë në mesin e prioriteteve në Planin reformues të aksionit 3 – 6 – 9 të Qeverisë.

“Qëllimi ynë është të mundësojmë punë profesionale të servisit publik, RTVM-së, mediumeve dhe Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediale, sepse qytetarët kanë të drejtë për informata objektive, me kohë dhe të sakta”, tha minsitri Popovski.

Minsitri Popovski theksoi se për Ligjin e ri për mediumet Qeveria ka hapur debat të gjerë, i cili, siç ceket, i përfshin të gjitha palët e involvuara, si dhe opinionin shoqëror, ndërkaq merren parasysh edhe përvojat evropiane.

Në takim është përshëndetur vendosshmëria e Qeverisë për punë transparente dhe llogaridhënëse të institucioneve qeveritare dhe shtetërore, si vlerë demorkatike evropiane dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button