fbpx

Fokusi i make up-it është tek sytë! Ja nuancat më In!

Gjatë verës lëkura jonë bëhet më e artë e kalon në nxirje. Fillojmë të çelim ngjyrën e flokëve për të pasur një look sa më të freskët e të shkëlqyeshëm. Ndryshojmë modelin e flokëve, na ndryshon humori, po kështu edhe veshjet e kozmetika. Fokusi në kozmetikë për verën 2017-të bie mbi sytë, duke aplikuar në to tonalitete të ngrohta dhe hije edhe më të theksuara, shkruan Bordo.al.

Ngjyrat e ngrohta, të errëta ose të shkëlqyeshme si sateni i përshtaten në mënyrë perfekte portretit tuaj duke nxjerrë më në pah ngjyrën e lëkurës që keni marrë në plazh dhe e thekson së tepërmi atë. Ju këshillojmë të përdorni ngjyra si kafe e ngrohtë me nuanca të kuqerremta, të bronxta e të arta. Ju mund të bëni edhe një përzierje të këtyre tonaliteteve për të arritur një look të ndritshëm sipas dëshirës suaj.

Për të krijuar një vështrim sa më mbresëlënës ju mund të përdorni edhe rimelin me ngjyra të arta i cili mund të jetë edhe kundra ujit.

Nëse preferoni një look më të thjeshtë e klasik atëherë ju sugjerojmë tonet mat, aplikoni një ngjyrë kafe të ngrohtë në qendër të kapakut të syrit.

Mos harroni të shkëlqeni këtë verë!

syri- makeup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button