Mbledhja qeveritare për ribalancin e Buxhetit të premten

Kryeminsitri Zoran Zaev pret që ribalanci i Buxhetit të sillet para 2 gushtit.

Siç deklaroi sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pças takimit të punës në Odën ekonomike, mbledhja qeveritare për ribalancin është caktuar për të premten, në orën 9:00 në mëngjes.

“E dimë se 20 ditë kjo çështje duhet të jetë e hapur, dhjetë ditë debat para Komisionit kuvendor dhe pesë ditë maksimum për plenumin. Besoj se para 2 gushtit riblanaci i Buxhetit do të sillet”, theksoi Zaev.

Sipas tij, vazhdon bashkëpunimi me institucionet e huaja financiare, ndërkaq qëllimi i Qeverisë është të tërheqë para dhe rkedi vetë për projekte infrastrukturore dhe zhvillimore të cilat do t’i kthejnë prapa paratë.

Për Maqedoninë është me rëndësi, theksoi kryeminsitri, të tërheqë shçejtë para të lira dhe nëse është e mundur, të shoqëruara me grante të caktuara.

“Bashkëpunimi me institucionet e huaja financiare, EBRD, Banka evropiane investuese, Banka botërore,…, të cilat janë mike të Maqedonisë, do të vazhdojë, ndërkaq varet nga kapaciteti ynë për përgatitje të projekteve dhe realizimit të tyre. Ato tekstualisht janë të hapura për bashkëpunim, ndërkaq për ne është me rëndësi dërgesa e shpejtë e parave, sa më të lira të jetë e mundur dhe të shoqëruara me grante të caktuara”, deklaroi Zaev pas takimit të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button