fbpx

Grupi i Këshilltarëve të BDI-së në Bogovinë: Qëllimisht po pengohet zgjedhja e kryetarit

Pas vdekjes të kryetarit të komunës së Bogoviës, Hazbi Idrizit, Komuna ka mbetur pa kryetar ose përkatësisht pa ushtrues detyre, gjë që ka rezultuar në ngecjen e procesit të marrjes së rrogave të 500 të të punësuarëve në arsim dhe në administratë.

Është lajmëruar edhe më herët se Këshilli Komunal deri më tani  ka dështuar dy herë në zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Komunës. Dy kandidatët potencial për të ushtruar këtë funksion Hasan Sejfullai dhe Rizvan Islami, kanë marrë mbështetjen e barabartë në vota nga këshilltarët komunal, me çka është bllokuar edhe procesi i zgjidhjes së këtij problemi.

“Sot në orët e hershme, ne grupi i këshilltarëve komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi pranuar kërkesë urgjente nga grupi i këshilltarëve komunal opozitar, për të thirrur mbledhje me qëllim të përfundimit të këtij problemi.  Të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje, ne 8 anëtarët kemi qenë të vetmit prezent në këtë mbledhje.  Asnjë nga këshilltarët komunal të tjerë (duke përjashtuar 3 këshilltarët që ndodhen momentalisht jashtë shtetit) nuk ishte i pranishëm. Duke marrë në konsideratë këto fakte, arrijmë në përfundim se kjo situatë po krijohet qëllimisht për vazhdimësi të bllokimit të këtij procesi. Ne si grup këshilltarësh të BDI-së në Komunën e Bogovinës, kërkojmë intervenim urgjent nga organet më të larta shtetërore për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe zgjidhje të këtij problemi për hir të 500 të të punësuarve, të cilët hasin vështirësi në mungesë të rrogës së tyre”, thonë grupi i këshilltarëve komunal të BDI-së në Bogovinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button