Zaev: Ende nuk dimë se kush nga subjektet politike do ta ndërmarrë përgjegjësinë mbi cilin institucion

Aleksandar Obradoviq është kuadër cilësor në sferën e energjetikës, por kjo nuk do të thotë me automatizëm se do të bëhet drejtor. po, ai është një nga obsionet për drejtor të ELEM-it. Megjithatë, ende nuk dimë se cili nga subjektet politike do të ndërmarrë përgjegjësi mbi cilin institucion, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të punës në Odën ekonomike.

Zaev përmendi se është i hershëm debati nëse dikush dikun do të bëhet drejtor.

“Të gjithë emrat për të cilët do të vendosim, publikisht dhe në mënyrë transparente do t’i kumtojmë. Absolutisht kamë për qëllim së pari ta shfrytëzoj ekspertizën e vendit, e pastaj edhe atë që prej jashtë i ofrohet Maqedonisë në funksion të rritjes së produktivitetit të përgjithshëm dhe kapacitetit të shtetit”, nënvizoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button