fbpx

Biznesi i dorëzoi kërkesat, Zaevi kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim

Përgatitja e strategjisë afatgjate për arritje të shkallës së rritjes ekonomike ndërmjet pesë dhe shtatë për qind në 10 vitet në vijim, vendosja e marrëveshjes ndërmjet sektorit publik dhe privat për rregullimin e marrëdhënieve me Qeverinë dhe organet e tjera shtetërore, konsultimi i komunitetit afarist gjatë sjelljes së emërimit të rregullativë juridike, sundimit të së drejtës, pronësisë së garantuar private, qasje më e madhe drejt financimit të kompanive dhe përmirësim i likuiditetit, konkurrencë lojale, avancim i sistemit për arsim dhe produktivitet të fuqisë punëtore, janë vetëm disa nga propozimet që i paraqiti sot Oda Ekonomike e Maqedonisë para Ekipit ekonomik qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Në takimin e punës në Odë, kompanitë kërkuan zbatim sa më të shpejtë të regjistrimit të popullatës, e me atë, siç thanë, edhe regjistrim të të gjithë treguesve relevantë ekonomik si bazë e vetme nisëse për planifikim, projektim dhe ndërmarrje të hapave konkret reformues në ekonomi.

Kryeministri Zaev, kërkoi mbështetje të fuqishme dhe bashkëpunim nga sektori i biznesit për krijim të përbashkët të politikave.

“Kemi ministra ambicioz dhe mirë të motivuar, resorët ekonomik në Qeveri funksionojnë shkëlqyeshëm, është e madhe dëshira për të qenë servis i biznesit dhe i qytetarëve”, theksoi Zaev.

Janë të mirëseardhura, potencoi, të gjitha kritikat, propozimet dhe sugjerimet drejtuar pushtetit në kahje të një ekonomie sa më të mirë, të zhvilluar dhe konkurrente.

Edhe zëvendëskryeminsitri Koço Angjushev nënvizoi se në Qeveri ka dëshirë të madhe për t’i ndihmuar ekonomisë, ndërsa postulatet bazë në punë do të bazohen në nxitjen e kompanive të orientuara drejt eksportit, tendenca themelore e të cilave është rritja, shtimi i kapaciteteve dhe pushtimi i tregjeve të reja.

Angjushev edhe njëherë porositi se investuesit e huaj në Maqedoni janë të mirëseardhur, mbështetja për ta vazhdon, por do të bëhen përpjekje maksimale për intensifikimin e bashkëpunimir me ndërmarrjet vendore.

“Nuk do ushtrojmë presion ndaj investuesve të huaj, por do të punojmë me kompanitë vendore në mënyrë që ta rrisim kapacitetin e tyre dhe ato të jenë partnerë kryesor të investuesve të huaj”, tha Angjushev, duke përmendur se të gjitha masat që vlejnë për investuesit e huaj, do të vlejnë edhe për investuesit vendor.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi edhe debat të gjerë për energjetikën me qëllim, siç theksoi, të bëhet prioritet i projekteve dhe zgjedhje e më të[ qëndrueshmeve mes tyre.

Në pyetje të afaristëve, u përgjigjën edhe minsitrat e Financave dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Dragan tevdovski dhe Goran Sugareski, ndërkaq në takimin e punës mori pjesë edhe minsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button