Ademi: Nevojitet strategji kombëtare për bashkëpunim me diasporën

Për herë të parë në këto 25 vite Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë marrëdhëniet mes shtetit dhe mërgimtarëve tanë i ngrit në nivel politik me emërimin e ministrit të obliguar për diasporën, që deri tani nuk ka qenë rast. Me këtë dëshiruam të tregojmë si Qeveri se për ne është me rëndësi diaspora, respektivisht njerëzit tanë të cilët përkohësisht janë në punë dhe jetojnë jashtë Maqedonisë.

Këtë sot e theksoi ministri pa resor i obliguar për diasporën, Edmond Ademi, i cili foli në panelin “Perspektivat dhe potencialet e migrimeve në dhe jashtë Maqedonisë” në kuadër të forumit tematik “Sfidat, perspoektivat dhe potencialet e migrimeve”, që e organizoi programi për përkrahje të shoqërisë qytetare në Maqedoni “Civika mobilitas”.

Ai potencoi se ajo që është me rëndësi tani është të punojnë në strategjinë kombëtare për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me dasporën, e cila si e tillë nuk ekzuston në këtë moment dhe do të përfshihen të gjitha aspektet lidhur me diasporën.

“Në këtë fazë të parë, në këto 30 ditë të para kam pasur mjaftë kontakte me njerëz të cilët punojnë ose jetojnë jashtë, para së gjithash  njerëz të rinj të cilët kanë shktuar për shkak të arsimit, punës dhe të cilët janë të gatshëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë t’i ndihmojnë edhe Qeverisë edhe shtetit në ndërtimin e atyre urave për bashkëpunim dhe ky është hapi i parë që e ndërmarrim. besoj se do ta kthejmë atë besim edhe të diasporës vizavi institucioneve dhe anasjelltas të shtetit lidhur me diasporën”, tha Ademi.

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada tha se kur flitet për migrimin zakonisht kjo çështje lidhet me të rinjtë, pasi ata më së shpeshti e braktisin vendin.

“Shpresoj se kjo iniciativë do të transmetojë porosi inspirative për të gjithë ata të cilët janë involvuar”, shtoi Tejada.

Pas panelit të parë, u mbajt punëtori “Së bashku për aksion: Potencialet nga migrimi për Maqedoninë”, ku pjesëmarrësit folën për ide dhe aksione të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button