fbpx

MF e pagoi borxhin ndaj Dojçe Bank në vlerë prej 77,3 milionë euro

Ministria e Financave (MF) sot në tërësi e pagoi huanë ndaj Dojçe Bank nga viti 2012 në lartësi prej 77,3 milionë euro. Huaja ishte me shkallë interesi prej 6,456 përqind dhe dedikohej për financimin e deficitit buxhetor dhe rifinancimin e obligimeve të cilat skadojnë në bazë të pagesës së rregullt të borxhit shtetëror.

“Për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë janë paguar 75 milionë euro të dedikuara për pagesën e kryegjësë dhe 2,3 milionë euro për pagesën e interesit. Kjo shumë është pothuajse tri herë më e madhe se detyrimi i djeshëm i Ministrisë së Financave në tregun vendor, e cila ishte me shkallë mesatare prej 2,25”, kumtoi Ministria e Financave.

Me këtë pagesë, borxhi publik, si përqindje e BPV-së, do të zvogëlohet për 0,7 përqind pikë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close