Maqedoni, në menynë e ish funksionarëve qeveritar edhe gullash dreri

Të shqyrtohen të gjitha harxhimet që i kanë bërë një pjesë e ministrave gjatë vitit të kaluar në restorantet dhe kafiteritë, është njëjtë sikur të shihet një kuzhinier me specialitete që shumë persona nuk mund t’ia lejojnë vetes, njofton Portalb.mk.

Nga të dhënat që i ka marrë BIRN nga shumë institucione në Maqedoni, mund të përfundohet se luksin më të madh, kur bëhet fjalë për ushqim, që ia lejojnë vetit në llogari të shtetit, është ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Ai në vitin 2016 nëpërmjet kartelave zyrtare dhe faturave, ka harxhuar mbi 6.000 euro për dreka dhe darka. Sipas llogarive, nuk mundet të shihet se sa persona kanë ngrëne dhe pirë, por mund të vihet në përfundim se bëhet fjalë për ushqim i cili vlerësohet si ekskluziv dhe për atë rrallë gjendet në porositë e qytetarëve të thjeshtë në restorant.

Kallamar në sos të domateve, karkaleca në sos prej bademit, oktopod në vaj ulliri, salmon, mish derri të pjekur, verë prej mbi 2.000 denarë, peshk në zgarë, mish rose, akullore të fërguar, krap i egër dhe gullash dreri – këto kanë qenë një pjesë e menysë që Bozhinovski dhe  mysafirët e tij i kanë ngrënë gjatë vitit 2016.

Sa për shembull, në restorantin “Javor” në Gjevgjeli, në gusht të vitit të kaluar, Bozhinovski, ka harxhuar 10.800 denarë për peshk – levrek, ndërkaq e tërë llogaria ka kapur vlerën 15.720 denarë. Harxhimet për shërbimet hotelierike më së shpeshti i ka bërë në restorantet “Vodenica”, “Rustikana” dhe “Meana B”.

6

2

3

цијалитети како цезар салата со фазан, специјалитет на куќата, динстан ловечки дивеч, гулаш од срна и сл.

Од галеријата што следува можат да се видат дел од фискалните сметки што БИРН ги доби преку Законот за слободен пристап до информации од јавен карактер, а се однесуваат на репрезентативни трошоци на поранешниот генерален секретар на Владата.

7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button