fbpx

Ndërron mendje VMRO-DPMNE: Urgjentisht të hiqet taksa radiodifuzive

VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, sot e ka ndërruar qëndrimin e saj për 360 shkallë në lidhje me pagesën e taksës radifuzive. Nëse dikur shfuqizimi i kësaj takse për to ishte “absurd” sot ata në Kuvendin e Maqedonisë kanë dorëzuar propozim-ligj në procedurë të shpejtë për media, ku në të parashihet që në mënyrë urgjente të shfuqizohet taksa radiodifuzive, shkruan Portalb.mk.

“Në lidhje me mediat, është ligji i njëjtë që LSDM e parashtroi dhe me atë duam që t’i rikujtojmë se kanë premtuar përpara qytetarëve se sa të vijnë në pushtet menjëherë do ta shfuqizojnë taksën radiodifuzive. Do të kërkojmë që ligji të gjendet që sot në seancë dhe të hapet diskutim”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Ndryshe, LSDM-ja gjatë tërë fushatës zgjedhore ka premtuar se qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë taksë radiodifuzive.

“Do të ketë Qeveri të re që do të kujdeset për qytetarët dhe taksa radiodifuzive do të hiqet. Asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së”, premtuan nga LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, ashpër e kritikonte këtë masë të partisë së Zoran Zaevit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për ide absurde dhe të pamatura me të cilat do të shkatërrohej shërbimi nacional radiodifuziv.

“LSDM dëshiron të bëjë gjithçka që ta shkatërrojë shërbimin radiodifuziv nacional si në kohën kur nuk jepte paga nga 7-8 muaj, shpallte tepricë teknologjike dhe i linte 500 familje pa bukë. Në qëllimet e tyre atëherë i parandaloi Unioni radiodifuziv evropian i cili e vendosi TRD pikërisht në kohën e LSDM-së, midis të tjerash edhe si mënyrë që të ruhet pavarësia e servisit nga ndikimet partiake nëse do të shfrytëzoheshin mjete nga buxheti”, ishte kundërshtimi i VMRO-DPMNE-së më 12 janar të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button