fbpx

Ja çfarë përmban plani reformues i Qeverisë “3-6-9” (DOKUMENT+VIDEO)

Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev së bashku më zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, promovuam “Planin 3-6-9” i cili e paraqet qartë agjendën reformuese të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Zaev dhe Osmani paralajmëruan një sërë reformash për integrimin sa më të shpejt të vendit në BE dhe NATO.

Portalb, ua sjell dokumentin e plotë të Planit 3-6-9

Pas këtij prezantimi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sa i përket kërkesës së deputetit të BDI-së, Branko Manailloski ku kërkohet ndryshime ligjore për përkrahje të martesave hemoseksuale, ai u shpreh se Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

“Do të ketë debat për të gjitha problemet për të gjitha zgjidhjet e mundshme. Ne kemi shprehur qëndrimin për respektim të dallimeve për një shoqëri të njëjtë për të gjithë. Qeveria nuk do të sjell vendim në vete, do të konsultojë të gjithë ekspertët e kësaj fushe si dhe personat me përvojë me faktorin ndërkombëtar që merret me këtë çështje. Pas kësaj do të nisim edhe procedura për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Zaev.

Në lidhje me “detajin e vogël” që ka pamundësuar realizimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Zaev u shpreh se do të realizohet edhe një takim me krerët bullgar që të vendoset se a do të tejkalohet dhe realizohet marrëveshja.

“Në lidhje me deklaratën ku është shprehur se nuk kemi arritur marrëveshjen për shkak të një pengese të vogël ndërmjet kryeministrit Borisov dhe meje, ne sërish do të kemi takim dhe do të tejkalojmë atë pengesë. ajo është një çështje teknike dhe për të do të rrjedhin procedura të debatit publik që më pas të merret edhe vendimi për nënshkrim të kësaj marrëveshjeje”, tha Zaev.

Sa i përket deklaratës së ministres së Jashtme të Bullgarisë, e cila tha se Maqedonia është pjesë e Bullgarisë dhe se nuk ekziston kombësi maqedonase, Zaev u shpreh se të gjitha këto dilema to të shqyrtohen gjatë takimit të radhës së tij me përfaqësuesit e politikës së jashtme bullgare, nga ku edhe do të vendoset edhe për historinë dhe librat shkollor.

“Historia është e jona, atë nuk mund ta ndryshojmë askush. Ka histori maqedonas, evropiane dhe shqiptare. Ne nuk mund të ndryshojmë historinë, ne mund ta ndryshojmë ardhmërinë. Sa i përket librave të historisë ku është deklaruar se ka çështje diskutabile, për ata do të mblidhen historianët dhe do të vlerësojnë se a ka ndonjë pjesë në librat shkollor të historisë të cilat janë të pavërteta. Nëse del se ka, atëherë do të vendosim se a do t’i heqim librat nga përdorimi”, tha Zaev.

Ai vlerësoi se kjo do të ndodh me ekspertë të Bullgarisë dhe të Maqedonisë.

Sa i përket orarit fleksibil të administratës që dje u promovua nga Qeveria si plan i cili do të hyjë në fuqi nga shtatori i këtij viti, Zaev nuk bëri të ditur se ky plan do të sistemojë administratorët që janë në marrëdhënie pune dhe që nuk shkojnë vend pune.

“Orari i ri ka për qëllim t’i bëj më fleksibil administratorët dhe ti plotësojë nevojat e qytetarëve”, tha Zaev.

Sa i përket xeheroreve që priten të hapen në disa rajone të Maqedonisë, për disa prej tyre është reaguar edhe nga qytetarët nëpërmjet referendumeve, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev vlerësoi se “prioritet i Qeverisë së Maqedonisë është të mundësohet një jetë më e mirë dhe më e shëndetshme”.

“Nëse ata janë të dëmshme për qytetarët dhe territorin e Maqedonisë Qeveria do të vlerësojë dëmin dhe do të vendos se a do të lejohet për hapjen e xeheroreve të reja dhe për mbylljen e atyre ekzistuese”, tha Zaev.

Në lidhje me kërkesat e VMRO-DPMNE-së sa i përket heqjes së taksës radiodifuzive dhe vendosjen në krye të prokurorit publik një pjesëtar i tyre, të cila kërkesa kanë qenë edhe të LSDM-së, Zaev u shpreh se këto kërkesa janë qëllim i Qeverisë, dhe se siç janë premtuar edhe do të realizohen qysh në katërmujorin e parë të mandatit të kësaj qeverie.

“Taksa radiodifuzive do të shkëputet deri në tetor. Prokurori Publik do t’i takojë opozitës pas dy vjetëve, ashtu kemi thënë ne”, tha Zaev.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka miratuar propozim-planin “3-6-9”. Në seancë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar se për shkak të vjetërsimit është e nevojshme që të revidohet strategjia ekzistuese për ekstremizëm radikal. Qeveria e ka shqyrtuar dhe  e ka miratuar informatën për përgatitjen e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për shkatërrimin e radikalizmin dhe të ekstremizmit të dhunshëm 2017-2020, por edhe ndryshimet e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për luftë kundër terrorizmit.

Qeveria gjithashtu dje e anuloi implementimin e programit “Kembrixh” në shkollat e mesme, ndërkaq nxënësit nga shtatori do të munden që të mësojnë sipas programit të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button