fbpx

Shuto Orizare bëhet me gjinekolog

“Takim pune me ministrin pa resor Samka Ibraimovski. Nga java e ardhshme fillon me punë gjinekologia në Shuto Orizare, me çka zgjidhet problemi shumëvjeçar dhe sigurohet mbrojtje shëndetësore e vazhdueshme gjinekologjike për gratë e kësaj komune”, thotë sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

Në ordinancë do të punoj dr. Vjollce Mbiarra, gjinekolog specialist me përvojë disavjeçare, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan ne Shqipëri.

Ndryshe, tanimë disa vjet Iniciativa e Grave të Shutkës (IGSH) ka kërkuar që të ketë gjinekolog amë në Komunën e Shuto Orizares, pasi rreth 8000 gra të këtij rajoni nuk kanë mundur t’i marrin intervenimet përkatëse shëndetësore.

Sipas tyre, mosekzistimi i një gjinekologu amë, tërheq edhe mbrojtje të keqe shëndetësore, mospasje qasje të rregullta në kontrollet e parakohshme dhe të patjetërsueshme, por edhe seriozisht e vënë në rrezik shëndetin e nënave dhe fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button