Qeveria e miratoi propozim-planin për reformat urgjente “3-6-9”

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka miratuar propozim-planin “3-6-9”, për zbatimin e reformave prioritare, të patjetërsueshme për integrimet euro-atlantike të vendit, kumtoi zyra për informim me publikun e Qeverisë, duke shtuar se detajet do t’i kumtojnë në vijim, njofton Portalb.mk.

Në seancë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar se për shkak të vjetërsimit është e nevojshme që të revidohet strategjia ekzistuese për ekstremizëm radikal. Qeveria e ka shqyrtuar dhe  e ka miratuar informatën për përgatitjen e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për shkatërrimin e radikalizmin dhe të ekstremizmit të dhunshëm 2017-2020, por edhe ndryshimet e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për luftë kundër terrorizmit.

Qeveria gjithashtu dje e anuloi implementimin e programit “Kembrixh” në shkollat e mesme, ndërkaq nxënësit nga shtatori do të munden që të mësojnë sipas programit të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button