fbpx

Festa e “çmendur” e Getit #FOTO

“1 sen që kurrë nuk ndryshon mbetet MMV” ishte shprehja identifikuese dhe detaji i parë që u vu re lehtësisht mbi pasqyrë. Të gjithë e kuptuan që i referohej reperit të njohur nga Kosova, Getoar Selimi, i cili një ditë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes në një festë të pazakontë.

Pak ditë pasi u kthyen nga pushimet e nxehta disaditore, Marina kishte menduar t’i organizonte të dashurit një festë surprizë. Ҫdo ide dhe ҫdo detaj i menduar me kujdes nga moderatorja u kristalizua me mjeshtëri nga Class Events.

Në një ambient gold dhe të zi, ҫdo detaj fliste me gjuhën e liderit të Babastars dhe grupit të tij. Duke filluar që nga ylli – simboli i grupit e deri tek emri i të gjithë miqve të ftuar. Qirinjtë mbi tryezë i shtuan ambientit edhe më shumë atmosferë romantike para se aty të vinte Marina, e cila shoqëroi edhe tortën simbolike për të dashurin e saj.

Miqtë e ngushtë të reperit dhe djemtë e Babastars ishin duke festuar me liderin e tyre dhe për pak kohë të gjithë kishin menduar se Marina do të mungonte, meqenëse Geti “ishte me ҫunat.” Por Marina e kishte bërë gati skenarin. Si mund të mungonte në darkën e madhe? Gjithҫka ishte befasi për Getin, i cili për pak orë ishte “mashtruar” nga e dashura me qëllim që surpriza të ishte sa më e bukur.

Në këto foto ekskluzive të realizuara nga Class Photography mund të vëreni ҫdo detaj të festës së mbrëmshme, e cila e ka gëzuar pa masë reperin – edhe pse, më shumë nga të gjitha, e ka bërë të lumtur Marina, duke ia bërë 35-vjetorin një ditë të paharruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button