Si të humbisni 2 kilogramë në javë?

Mund të duket pak për të gjithë ata që mendojnë se është e lehtë të arrihet pesha ideale, por ja ku po ju themi se dy kilogramë, në fakt, është shumë masë për t’u humbur në vetëm 7 ditë. Ndoshta nuk jeni ndjekës i rregullt i dietave, duke qenë se nuk keni mundësinë apo vullnetin për t’i ndjekur. Mund t’ju duket e lodhshme që çdo vit të vuani për format trupore, sidomos kur ekspozimi i tij me bikini bëhet i domosdoshëm. Kështu, sa dëshironi të bëni diçka të vlefshme për këtë, aq dhe e quani disi të pamundur që shifrat e peshores të ndryshojnë në shumë pak kohë.

Jo gjithmonë nevojitet dietë e fortë, pasi mund të keni nevojë për fare pak, që të arrini peshën ideale. Pak dhjamosje në zonën e kofshëve apo barkut, nuk është aq problem sa duket. Madje, mund të eleminohet fare lehtë, mjafton të ndiqni një apo disa nga mënyrat e mëposhtme, e do të shikoni rezultatet për vetëm një javë:

Konsumoni sa më shumë ujë të mundeni, gjatë gjithë ditës.

Ndaloni së ngrëni bukën e bardhë dhe makaronat.

Bëni ushtrime fizike rreth 30 minuta në ditë.

Konsumoni kafe një orë përpara se të filloni stërvitjen.

Bëni 36 pompa çdo ditë.

Mundohuni të flini 30 minuta më shumë se e zakonshmja.

Sakrifikoni mosngrënien e një produkti të preferuar ushqimor, sidomos kur ky i fundit lidhet me sheqernat.

Konsumoni salmon për drekë.

Qendroni sa më drejtë të mundeni, duke tendosur kështu pjesën e kurrizit dhe barkut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button