Sri Lankë, nga ethet dengue humbin jetën 225 persona

Autoritetet në Sri Lankë janë duke luftuar me epideminë më të madhe deri më tani me ethet tropikale dengue, sëmundje ngjitëse tropikale të cilën e bartin mushkonjat, nga e cila këtë vit kanë humbur jetën 225 persona, ndërsa më shumë se 76.000 janë sëmurë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të alarmuar nga kriza e madhe, qeveria vendosi 400 ushtarë dhe oficerë të policisë të martën për të pastruar mbeturinat e kalbura, pishinat e ujit të ndenjur dhe vendqëndrimet tjera të mundshme të mushkonjave.

Institucionet shëndetësore kanë iniciuar masa për asgjësimin e mushkonjave duke përdorur mjete gazi në hapësira publike.

Numri i të sëmurëve është rritur për 38 për qind në raport me vitin e kaluar, kur Ministria e Shëndetësisë regjistroi 55.150 të infektuar. Sëmundja vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e 97 personave.

Numri më i madh i të sëmurëve është në rrethinën e kryeqytetit Colombo, ndërsa sëmundja është përhapur në mbarë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button