Turqia notë diplomatike Gjermanisë

 Ambasada e Turqisë në Berlin i ka dërguar notë diplomatike urgjente Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në shenjë reagimi ndaj aktit provokues të artistit Philipp Ruch para ndërtesës së Presidencës Federale të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i Turqisë vjen pasi në pankartën e hapur dje para një makine qëndronin fotografia e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, presidentit rus Vladimir Putin dhe mbretit të Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, ndërsa në të shkruante: “Dëshiron ta fitosh këtë makinë? Atëherë vrite diktaturën”.

Në reagimin e Ambasadës së Turqisë ndaj këtj akti të organizatës “Qendra e Bukurisë Politike”, lejimi aktit në fjalë është cilësuar i papranueshëm.

“Lejimi i një akti të tillë me përmbajtje dhune para Presidencës Federale nën mbrojtjen e forcave të sigurisë është gjendje e papranueshme. Është mëse e qartë se këto lloj aktesh që nxisin urrejtje dhe dhunë në një kohë sensitive kur shoqëritë duhet ta ruajnë paqen dhe vlerat e përbashkëta, nuk do t’i shërbejnë paqes”, thuhet në reagim, në të cilin është shprehur shqetësim lidhur me rastin.

Ndryshe, Philipp Ruch, i cili punon për Qendrën e Bukurisë Politike, edhe më herët ka realizuar shumë akte provokative të ngjashme.

Në njërin nga aktet, qendra kishte theksuar se refugjatë do të ishin ushqim i dy tigrave në një kafaz në Berlin, gjë që kishte nxitur reagime në opinionin gjerman.

Në një rast tjetër, qendra kishte përgatitur ceremoni mortore në Berlin gjoja për një refugjat që ka humbur jetën në Mesdhe, pa mos dhënë informata nëse në arkivol ka kufomë dhe lidhur me identitetin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button