Basha e Selami, bashkë në fushatë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike as nuk i shuajti debatet për standardet e garës për kryetarin dhe as nuk i bashkoi dy grupimet pro dhe kundër Bashës në parti, transmeton Top Channel. 

Por, megjithatë, procesi i nisur nuk do të ndërpritet dhe dy kandidatët në garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të nisin të mërkurën fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Nga ana organizative, fushata nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e 4 viteve më parë; një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Demokratike në 61 njësitë administrative, si një hap i parë për analizën e humbjes dhe mundësitë e ringritjes.

Por, kjo fushatë do të ketë një risi. Dy kandidatët, Basha dhe Selami kanë rënë dakord që në disa prej degëve të Partise Demokratike ata të dalin së bashku përpara demokratëve, pjesëmarrja e të cilëve në zgjedhjet e 22 korrikut konsiderohet si një mesazh i rëndësishëm për mbështetjen e kryetarit të zgjedhur me parimin “një anëtar, një votë”.

Rregullave të këtij procesi i ka shërbyer edhe vendimi i Komisionit të sapozgjedhur për operacionet elektorale.

Kryetari Jemin Gjana publikoi detaje nga vendimi i parë i ketij komisioni, i cili rregullon procedurat e votmit, vendvotimet, si dhe kohen e mirtimit te listave te votuesve demokrate.

Komisioni për operacionet elektorale u ka dhënë të drejtë kandidatëve të kenë nga një përfaqësues në çdo qendër votimi si garanci për mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button