Prej 1 shtatorit administrata me orar të punës fleksibil dhe me ndërrime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme solli vendim që të vendoset orar i punës fleksibil për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, ndërkaq në institucione të caktuara edhe orar i punës me ndërrime, kumtoi ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Vendimi do të zbatohet prej 1 shtatorit. Me të konstatohet se fillimi i orarit të punës do të jetë ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30, ndërkaq fundi ndërmjet orës 15:30 dhe 16:30 me kohëzgjatje të prëgjithshme të ditës së punës prej 8 orëve.

Mançevski potencoi se siç ishte paralajmëruar në programin e Qeverisë, me këtë vendim gjithashtu rregullohet edhe puna e dy ndërrime në disa institucione të caktuara, siç janë Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganave, Drejtoria për udhëheqje të librave amë, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat në përbërje. orari i punës në këto institucione do të mbahet prej 7:00 deri më 14:30 dhe prej 14:00 deri më 21:30, si dhe e shtuna e parë e muajit me orar të punës prej 8:00 deri në orën 16:00.

Ministri Mançevski informoi se ky vendim pason pas serisë së konsultimeve me qytetarët dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe sindikatave.

“Kjo është një nga masat të cilat Qeveria do t’i ndërmarrë në drejtim të mundësimit të kushteve më të mira për të punësuarit në administratën publike. Gjithashtu, me këtë masë dëshirojmë t’u dalim në ndihmë edhe prindërve të cilët fillojnë punën në orar të ndryshëm të punës. Presim që kjo masë të kontribuojë drejt uljes së tollovive në komuniakcion, posaçërisht në qytetet e mëdha para fillimit dhe pas përfundimit të orarit të punës”, tha minsitri Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button