Komuna e Çairit, aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda

Duke filluar prej 7 deri më 8 korrik të 2017, prej orës 07.00 deri në ora 09.30, Komuna Çairit dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” do të vendosin shporta për mbeturina për mbledhjen e mbeturinave të rënda në territorin e Komunës së Çairit, njofton Portalb.mk.

“Komuna Çair dhe NP Higjiena Komunale njoftojnë qytetarët se në datat 7 dhe 8 Korrik 2017 (e premte dhe e shtunë) prej orës 07:00 deri në ora 09:30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj.). Luten qytetarët, amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur ti vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat), në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njejtat të menjanohen nga ana e ekipeve operative. Pas datave dhe kohës së përcaktuar (7 – 8.07.2017; 07:00-09:30) nuk është e lejuar hudhja e mbeturinave të rënda, si dhe lënia e çdo mbeturine tjetër. NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen e mbeturinave të rënda pa kompensim material”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Orari i këtij aksioni është siç vijon më poshtë:
07.07.2017 (07:00-09:30) – do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Teneqe Mahallë, Fushë Topanë, Çairi i Vjetër I ,Çairi i Vjetër II dhe lagjen Dizhon;

08.07.2017 (07:00-09:30) – do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Gazi Babë, Seravë, Topana e Vjetër, Saat Kulla, Bit Pazar dhe lagjen Dyqanxhik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button