Keylor Navas nuk do nënshkruante me yllin Lionel Messi

Keylor Navas është pyetur nëse do të nënshkruar me Lionel Messin në Real Madrid.

I vlerësuar si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Messi ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe ka siguruar 29 trofe gjatë kohës së tij te Barcelona, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Por, pasi yjet si Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale gjenden tashmë te kampioni evropian, portieri Keylor Navas ka thënë se do të refuzonte transferimin e Messit.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por bashkëlojtarët që ne kemi janë tashmë të mrekullueshëm gjithashtu. Kështu që jo”, tha Navas, i cili është i vendosur për përforcuar pozitën e tij në Santiago Bernabeu.

Navas, i cili i ndihmoi Madridin të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve gjatë edicionit 2016/17, është pyetur gjithashtu të definoj mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në botë”, tha Navas për Piquen. “Mund të flas për të si një futbollist, dhe kjo është ajo që e shoh tek ai, por si një person nuk e njoh. Si një futbollist, i është shumë profesional dhe një lojtar shumë i mirë”./arbresh.info

Keylor Navas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button