Prishtina bëhet edhe me Treg të Luleve (FOTO)

Prishtinës i është shtuar edhe një treg. Për herë të parë të martën është hapur tregu i luleve në sheshin “Skënderbeu”, ku janë të vendosura gjashtë kioske me llojllojshmëri të luleve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, hapjen e këtij tregu e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme, raporton TV Arta.

Ahmeti tha se përmes këtij tregu duan t’i ofrojnë mundësi shitësve të luleve dhe në veçanti prodhuesve të luleve nga Kosova që të shesin në një prej shesheve më të frekuentuara të Prishtinës.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me organizatën “Demos”, ndërsa tregu do të jetë i hapur çdo ditë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button