Për herë të parë në opinion mbajti fjalim drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski

Drejtori publik i DSK-së, Goran Nikollovski në fjalimin e tij përmes një letre të hapur, porosit se është i vetëdijshëm se pamja e DSK-së është prishur si dhe ka perceptim negativ në opinion, por beson se me punë të përbashkët do të ndërtohet pamje e re e shërbimeve sipas standardeve evropiane, njofton Portalb.mk.

“Rastet e jo-profesionalizmit dhe keqpërdorimit duhet të jenë e kaluar, jam i vetëdijshëm se para nesh është një periudhë me shumë sfida dhe reforma, të cilat së pari do të thonë investim në vetvete dhe në këtë mënyrë do të krijojmë shërbim me themele të forta, që të përgatitet të përgjigjet në të gjitha kërcënimet bashkëkohore të sigurisë dhe rreziqeve duke krijuar ambient të favorshëm për prosperitet të shtetit dhe qytetarëve tonë”, thuhet në fjalimin e Nikollovskit.

Ai potencoi se është i vetëdijshëm për seriozitetin dhe sfidën e rëndë dhe për periudhën e mundimshme e cila do të kërkojë përkushtim serioz dhe profesionalizëm të lartë të të gjithë pjesëtarëve, periudhë ku nuk do të ketë hapësirë për kompromis.

“Sukses i përbashkët do të jetë krijimi i  Shërbimit të departizuar, modern, të pavarur, profesional, të mirë pajisur, të trajnuar dhe efikas, në përputhje me standardet evropiane dhe nën kontrollin demokratik. Prioriteti ynë duhet të jetë krijimi i shtetit të sigurtë për qytetarët përmes respektimit të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, dhe vetëm në këtë mënyrë do ta kthejmë pamjen e shërbimit si partner i respektuar dhe serioz në bashkësinë ndërkombëtare të inteligjencës së sigurisë”, porositi drejtori i DSK-së.

Nikollovski tha se është i hapur për komunikim në bazë të ditës për sugjerime nga kolegët e tij, si dhe për vërejtje, komente, probleme, iniciativa, mendime të cilat do të ishin në drejtim të përmirësimit të Shërbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button