Disa gjykatës paralajmëruan kallëzim penal për pengim të së drejtës

Disa gjykatës të Gjykatës Themelore Shkupi 1 kanë paralajmëruar se do të ngrenë kallëzim penal kundër kryetarit të Gjykatës, Stojançe Ribarev, shkruan Makfaks, njofton Portalb.mk.

Ai dje para se të deklarohet vendimi se nuk do të ketë paraburgim për Gruevskin dhe për të akuzuarit tjerë, i ka ftuar gjykatësit në kolegjium që t’ua deklarojë orarin e ri vjetor.

Me këtë, gjykatësit u larguan nga lëndët e PSP-së u kthyen në vendet e vjetra të punës. Sipas gjykatësve, në këtë mënyrë Ribarev ka dashur të mbrohet nga përgjegjësia penale për parandalimin e së drejtës.

Për portalin sdk.mk, gjykatësit paralajmëruan se që kur janë refuzuar të gjitha kërkesat për paraburgim, janë kthyer të gjithë ata të cilët janë vlerësuar si gjykatës të “papërshtatshë dhe të rrezikshëm”.

LEXO: Gjykata Themelore vendosi, nuk ka paraburgim për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij 

LEXO: Gjykata Themelore refuzoi kërkesat për paraburgim, reagon Prokuroria Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button