MASH rriti paraletet në gjimnazin “Orce Nikollov “ dhe në “Rade Jovçevski Korçagin”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se ka rritur kuotën për regjistrim të nxënësve në vitin e parë në gjimnazin “Orce Nikollov” dhe “Rade Jovçevski Korçagin”, njofton Portalb.mk.

Në gjimnazin “Orce Nikollov” numri i paraleleve është rritur edhe për një dhe lejohet regjistrimi i të gjithë nxënësve të cilët kanë arritur sukses prej 74.68 pikë dhe kanë aplikuar në afatin e parë të regjistrimit.

Në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” lejohet regjistrimi i të gjithë nxënësve të cilët kanë arritur sukses më të ulët deri 74.65 pikë dhe kanë aplikuar në afatin e parë të regjistrimit në këtë shkollë.

Për të gjitha informatat shtesë MASH i këshillon nxënësit që të lajmërohen në shkollat përkatëse, “Orce Nikollov” dhe “Rade Jovçevski Korçagin” më 4 korrik 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button