Këtë vit do të varrosen 70 viktima të identifikuara në Srebrenicë

Në ceremoninë përkujtimore në Varrezën Potoçari më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 70 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që cilësohet si tragjedia e dytë më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Institutit të Personave të Humbur të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), eshtrat e 70 viktimave do të varrosen pasi janë identifikuar nga Instituti Mjekoligjor i Tuzllës.

Shtatë nga viktimat që do të varrosen këtë vit kanë qenë të moshës 18 vjeçare kur janë vrarë. Siç thuhet, më i riu nga viktimat e identifikuar ka qenë 15 vjeçari Damir Suljiç kurse më i moshuari Alija Salihoviç, i cili ka qenë në moshën 72 vjeçare kur është vrarë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se nuk ka viktima të tjera të identifikuara për ceremoninë përkujtimore të këtij viti, porse numri i viktimave që do të varrosen mund të rritet nëse jepet miratim nga familjet e viktimave të cilët janë identifikuar më herët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button