fbpx

Zgjedhjet në PD, Selami kundër Bashës; përjashtohen emrat e tjerë

Kryesia e Partisë Demokratike ka dalë me një vendim duke vendosur vetëm dy emra në garën për kryetar të saj, transmeton Top Channel. 

Emrat janë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Më herët, Arben Ristani negocioi mes Astrit Patozit dhe Lulzim Bashës. Kryesia është mbledhur pak pas orës 19:00 për të miratuar kandidatët.

Kryesia ka shqyrtuar kërkesën e Astrit Patozit, mbështetur nga Eduart Selami për shtyrjen e zgjedhjeve. Kërkesa nuk është pranuar.

Gjatë ditës, Astrit Patozi hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se nuk janë plotësuar kërkesat për një garë të barabartë në këto zgjedhje.

Vetë Lulzim Basha nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, pasi siç ka deklaruar ka dorëzuar tek dy nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë funksionet e tij.

Edi Paloka ka deklaruar se Astrit Patozi nuk konsiderohet kandidat, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument, përveç deklaratave publike që ka bërë. Gjithashtu, Paloka kishte propozuar që në garën për kreun e PD të përfshihen dy nga tetë kandidatët, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button