Tre tërmete të reja në rajonin e Ohrit

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në rajonin e Ohrit. Pas tërmetit të fuqishëm prej 5 ballëve i cili u regjistrua në orën 13:08 minita, janë regjistruar edhe tre tërmete të reja gjatë orëve të pasditës, përcjell Portalb.mk.

Tërmeti  më i fundit i regjistruar ka ndodhur në orën 20 e 28 minuta me mangitutë prej 3.5 ballësh sipas Rihterit. Në orën 20 e 03 minuta u regjistrua tërmet prej 3,9 ballëve dhe një tërmet tjetër është regjistruar në orën 18 e 14 minuta me magnitudë 3.5 sipas shkallës së Rihterit.

Tërmetet janë ndjerë në rajonin e Ohrit me epiqendër në 100 kilometra të Veri-perendimit të Resnjës, në thellësi prej 2 kilometrave.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button