Takime të Xhaferit me Vujanoviq, Pazhin dhe Zenka

 Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u takua me presidentin malazez Filip Vujanoviq, me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi,  Zoran Pazhin të obliguar për sistem politik dhe ministër i Drejtësisë dhe ministrin e të Drejtave Njerëzore dhe të Drejtat e Minoriteteve, Mehmet Zenka. Vizita e parë zyrtare e Xhaferit ishte vlerësuar si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, marrëdhënie që kultivohen në vazhdimësi.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, siç theksohet në kumtesë, në takimin me Xhaferin ka theksuar se të dy shtetet i lidhin marrëdhëniet miqësore pa çështje të hapura dhe se mund të shërbejnë si shembull në rajon për bashkëpunim të hapur dhe të ngushtë. Ai e nënvizoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë a në këtë kontekst edhe bashkëpunimin ndërmjet të dy Parlamenteve e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, uroi sinqerisht për anëtarësimin e plotfuqishëm të Malit të Zi në NATO.

“Ky sukses është nxitje për ne dhe se shpresojmë së shpejti t’i tejkalojmë pengesat dhe edhe Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjet aktuale në të dy shtetet dhe në rajon dhe shprehën shpresë se me ndihmën e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit do të financohen më shumë projekte infrastrukturore. Nga ana jonë u parashtrua pyetja për ripërtëritjen e linjës ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Shkupit, si edhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi dhe nënkryetari malazez Pazhin duke e theksuar stabilitetin politik si parakusht për zhvillim ekonomik, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se këmbimi ekonomik ka një potencial shumë më të madh sesa vëllimi ekzistues dhe shprehën pritje se në periudhën që vijon, do të kemi një bashkëpunim ekonomik më intensiv, i cili do të ketë ndikim pozitiv në aktivitetin ekonomik të tërësishëm në të dy shtetet. U shpreh gatishmëri për bashkëpunim në projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, si edhe bashkëpunim në fushën e turizmit, theksohet në kumtesë.

Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit Xhaferi dhe deputetët Xhevat Ademi dhe Maksim Dimitrievski u takuan me ministrin e të Drejtave Njerëzore dhe të Drejtat e Minoriteteve, Mehmet Zenka.

Ministri Zenka nënvizoi se Mali i Zi ia ka dalë t’i tejkalojë sfidat dhe prej minoriteteve të bëjë prioritete të veta strategjike. Ai theksoi se minoritetet dhanë kontribut të madh në integrimin euro-atlantik të Malit të Zi, dhe ky është rezultat i një politike të matur i cili u strukturua ndaj tyre me korrektësi.

“Të dyja palët e theksuan rëndësinë e trajtimit të minoriteteve për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe aleate ndërmjet shteteve në rajon. Edhe pse kërkesat e minoriteteve nuk janë përmbushur deri në fund, në vazhdimësi punohet në drejtim të kësaj dhe ato hasin në sens te partnerët politik”, tha ministri Zenka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button