Kosovë, Sami Lushtaku lirohet nga të gjithat akuzat për krime lufte

Me vendimin e sotëm, Gjykata Supreme e Kosovës liroi ish-kryetarin e komunës së Skenderajt (qytet në pjesën veriore të Kosovës) dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Gjykata e Apeklit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sami Lushtaku akuzohej për mbajtje në kushte johumane të personave të ndaluar, për ekspozim ndaj rrahjeve dhe vrasjen e një civili të panjohur shqiptar.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci për AA ka konfirmuar lirimin e tij, duke theksuar se, “Ankesa ime eshte aprovuar nga ana e Gjykates Supreme dhe Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës”.

Ndryshe, në procesin gjyqësor të njohur me emrin “Drenica” , për krime lufte të kryera ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë, nga pranvera e vitit 1998 deri në pranverën e vitit 1999, janë gjykuar edhe Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Jahir Demaku, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, mirëpo ata për dallim nga Lushtaku janë liruar nga aktakuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button