U zu keq me të dashurin, 23-vjeçarja hidhet nga shkëmbi (FOTO)

Një e re është hedhur nga shkëmbinjtë në Antalja të Turqisë pasi ishte grindur me të dashurin. Gjithçka është fotografuar sekondë pas sekonde nga fotoreporterët, përcjell tvklan.al.

Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, 23-vjeçarja S.Y. mbërriti rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë në telefon. Herë pas here qante.

Pasi e theu telefonin për tokë, u afrua tek humnera në bregdet. Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë.

Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot. Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra. Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë.

Punonjësi i shëndetësisë në përpjekje për ta shpëtuar e kapi vajzën nga bluza, por nuk ia doli ta mbante. Media turke raporton se 23-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 30 metra me shpinë në ujë.

Ekipet e shpëtimit arritën ta marrin në varkë menjëherë dhe e dërguan në një qendër shëndetësore në Antalja. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë rrezik për jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button