Osmani – Manzhin: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantik

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, gjatë ditës së sotme realizoi takim me Drejtoreshën për Evropë kontinentale në Ministrinë e Jashtme franceze, Florens Manzhin.

Në fillim të takimit, Osmani theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të afërt të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Francës, lidhur me zbatimin e reformave të duhura që lidhen me procesin eurointegrues të vendit, të cilin edhe më tej vazhdojnë përmes ambasadorit Timonie.

Ai theksoi se Franca është anëtare e rëndësishme e Unionit, si dhe e rëndësisë së veçantë për integrimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim mbështetja që presidenti i ri  Francez, Emanuel Makron, jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian,  frymëzon nxitje të fortë për procesin reformues në Maqedoni, gjithashtu frymëzon edhe optimizëm në  vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Humbëm shumë kohë para dyerve të Bashkimit Evropian, e cila ndikoi keq në gjendjen e Maqedonisë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, këtë moment të ri i cili frymëzon optimizëm në vend si dhe te vendet anëtare të Unionit dhe të japim rezultate. Ne do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet, do ta përforcojmë sundimin e ligjit dhe serish do t’i bindim partnerët tanë ndërkombëtar për qëllimin tonë të vërtetë e cila na çon drejt rrugës së BE-së”, theksoi Osmani gjatë takimit.

Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se zgjerimi i Unionit me doemos të vazhdojë dhe se Maqedonia nuk ka alternativë përveç se integrimit euro-atlantik, ndërkaq Osmani kërkoi mbështetje për sigurimin e hapave të sigurte nga ana e vendeve anëtare të unionit, që do të paraqesin nxitje të rëndësishme për ta ruajtur si dhe përforcuar fokusin drejt procesit euro-integrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button