Pse mungojnë organizimet studentore?

Studentët janë zëri i arsyes së çdo vendi, janë çelës i suksesit dhe krenari e një kombi. Se di do të jetë e ardhmja jonë më vonë, mund të parashihet tek cilësia e menyrës së studimit të tanishëm të tyre.

Shumë e rëndësishme është që studentët atë që e studiojnë, ta vënë në praktikë jetësore, ta ndihmojnë funksionimin sa më efikas brenda shoqerisë e posaqërisht asaj shqipëtare.
Misioni i ketyre organizatave është luftimi i dukurive negative në mesin e studentëve, por edhe të shoqërisë sonë duke ofruar literatura të ndryshme dhe zhvillim sa më efikas të jetës studentore.

Në shtetin tonë kemi disa organizata studentore që kanë status, e që janë shumë pak të angazhuara për ti mbrojtur interesat e tyre.
Ndryshe, organizatat studentore janë organizata joprofitabile me karakter jo politik, të cilat me aktivitetin e tyre nuk duhet të anojnë në asnjë program të ndonjë partie politike.
Si qëndron realiteti mbi këtë çështje?

Në Maqedoni, organizatat studentore janë tërësisht të përfshira në politikë, të ndikuara dhe të koordinuara nga vetë njerëzit e sajë. Disa organizata aktivizohen vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve studentore, dalin në aktivitete të ndryshme e që prapavinë e kanë vetëm se marketing e asgjë më shumë.

Pse asnjëherë nuk dëgjuam një organizatë studentore të ankohet për gjendjen e USHT – studime të disperzuara në Shkup, kushtet me të cilat perballen studentët, ambienti ku mbahen ligjeratat i cili është apsulutisht i pa përshtatshëm për studentët, poashtu mungesa e amfiteatrove dhe shumë e shumë probleme tjera, mungesa e bibliotekës, ulje të çmimit për pagesat e provimeve, semestrit etj.

Universiteti jonë i vetëm shtetëror është USHT, ku pjesa më e madhe e profesorëve ligjërimin në fakultet e kanë si hobi, kur dëshirojnë vijnë kur duan shkojnë, askujt nuk i japin përgjegjësi, por ajo që është me e keqja, askush nuk i kërkon përgjegjësi atyre sepse kanë të krijuar një bosht paralel në mes tyre.
Disa prej tyre e kanë punë të dytë ndoshta edhe të tretë, pasi që kanë edhe funksione tjera nëpër institucione shtetërore, si drejtorë, deputetë etj.

Gjithashtu, numri i atyre që i kalojnë shkel e shko është shqetësues, duke i kaluar vetëm se ka bërë aktivitet partiak, vetëm pse kanë lidhje farefisnore, dhe se ka blerë librin me një shumë të hollash më shumë se sa duhet, ose që i ka ofruar një shumë të kënaqshme të parave.

Mendimi im është që organizatat studentore të luftojnë këto lloj fenomene negative që mbizotërojnë ne menyrën e funksionimit të institucioneve shkencore ( fakulteteve ) me qëllim përmisimin e tyre dhe insistimin e krijimit të një sistemi të mirëfillt dhe adekuat që do të vlerësohen dhe avansohen ata që me të vërtetë e meritojnë të jenë pjesë e saj.

*Autori është student në fakultetin juridik – Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button