Fokus: Familjarët e Abdulaqim Ademit, biznese të mëdha në marketing e ndërtimtari

Gazeta ‘Fokus’ ka publikuar shkrimin mbi investigimin e biznesit të marketingut dhe të ndërtimtarisë të udhëhequr nga familjarë të ngushtë të një funksionari të BDI-së. ‘Fokus’ e ka nisur shkrimin në bazë të analizës së disa kritikëve të Qeverisë VMRO-DPMNE – BDI: ‘Ky partneritet i VMRO-DPMNE dhe BDI është ‘Koalicion Tenderash’, duke aluduar në atë se këto parti nuk bashkëpunojnë për realizimin e platformave të tyre politike por bashkëpunojnë por e kanë parasysh qëllimet e tyre partiake lukrative.’ shkruan gazeta.

Kjo gazetë thirret në akuzat e PDSH-së të bëra në llogari të disa funksionarëve dhe ministrave të BDI-së.

‘Ziadin Sela në kohen kur i mbronte ngjyrat e PDSH-së në parlament para se të bëhej Kryetar i Strugës e akuzoi Sekretarin gjeneral të BDI-së dhe ish zëvendës kryeministër, Abdulaqim Ademi se shfrytëzon politikën në funksion të biznesit. Në lidhje me këtë Sela përmend se bëhet fjalë për biznes me billborde por edhe pas imunitetit që i jepte folësja e parlamentit ai nuk hyri në detaje tjera plotësuese.’ shkruan Fokus.  
Bëhet fjalë për kompaninë e specializuar për Marketing dhe propagandë ‘Screen Media’ me seli në Tetovë dhe degë në Shkup, më parë kjo kompani kishte tre themelues, dy të vendit dhe një i huaj, ndërsa tani ka vetëm një pronar dhe administrator Elmedin Ademi. Ai është familjar i një funksionari të lartë të BDI-së dhe bartës i funksioneve publike Abdulaqim Ademi i cili ishte në grupin negociator për formimin e qeverisë së re me VMRO-DPMNE’ shkruan Fokus.

Pronari dhe administratori i ‘Screen Media’ Elmedin Ademi, rreth kësaj çështje shprehet se:
’Partitë i shohim si klientë potencial dhe për këtë arsye kemi bashkëpunim me të gjithë, në kohë të kampanjave politike në billbordet tona reklamohen të gjitha partitë politike, ndërsa aktiviteti jonë afarist nuk mund të merret në asnjë rast në kontekstin politik, puna me institucionet shtetërore dhe publike përbën vetëm 2% deri në 3% të punës sonë’ shprehet Ademi.

Shkrimi vazhdon me analizën e themelimit të kësaj kompanie e cila është themeluar gjatë vitit 2008, kohë e cila përputhet me krijimin e koalicionit VMRO-DPMNE-BDI dhe për një kohë të shkurtër kjo kompani shtrin biznesin në të gjithë vendin.

Fokus analizon edhe kompaninë ndërtimore ‘Eurovia CO’ pronë e të riut Ademi dhe e babait të tij Xhemaledin Ademi i cili është edhe vëlla i Abdulaqim Ademit, kjo kompani ka marrë pjesë dhe bashkëpunon me kompanitë private ‘Jonson Meti’ dhe ‘Bula Trans’ por edhe me organe shtetërore dhe lokale si Komuna e Karposhit, ka bërë renovimin e spitalit të Çairit dhe ndërtimit të ndërtesës administrative në Karposh. 

Për aktivitetin e dhe mënyrën a afarizmit të kompanisë ‘Screen Media’ Fokus shkruan se ‘Ndoshta Kompania nuk pranon para publike të paktën jo në mënyrë direkte por kompania fiton leje për vendet ku do të vendosen këto hapësira reklamuese pa marrë parasysh ngjyrave partiake apo nacionalitetit të kryetarit të Komunës’.

Lajme të ngjashme

Back to top button