Ristoska: Do të parashtrojmë ankesë për paraburgimet e refuzuara

Prokurorja në Prokurorinë Speciale Publike(PSP) Lençe Ristoska pas shtyrjes së seancës për rastin “Fortesa 2” është shprehur se do të parashtrojë ankesë për kërkesat e paraburgimit të cilat u refuzuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Ajo pret që deri në shtator të fillojnë gjykimet dhe se bëri të ditur se të akuzuarit kanë avokatë tjerë, për të cilët, siç tha ajo, kanë të drejtë.

“Të drejtat ligjore të cilat i kemi në procedura është që të mundësojmë mjete juridike dhe gjatë kësaj jave varësisht se si do të rrjedhe e drejta për ankesë do të parashtrohen ankesa kundër vendimeve”, tha Ristoska.

Prokurorja vlerësoi se rasti “Fortesa” dhe “Target” të cilat gjatë përgatitjes së aktakuzës janë vendosur në një akuzë, janë të ndryshme nga “Fortesa 2”.

Ndryshe në rastin “Fortesa” hetohet shkatërrimi mjeteve përgjuese, kurse në “Fortesa 2” hetohet rasti i shkatërrimit të dokumenteve të materialeve të përgjuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button