Bashkësia Energjetike Evropiane i rekomandon Maqedonisë tarifë të lirë të rrymës vetëm për kategoritë sociale

Bashkësia Energjetike Evropiane i rekomandon Maqedonisë që tarifën e lirë për energji elektrike ta vendos vetëm për kategoritë sociale dhe për periudhë kohore prej dy viteve.

Drejtori i Sekretariatit për bashkësi energjetike Janez Kopaç, i cili sot pati takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, deklaroi se detajet rreth propozimit të Qeverisë së Maqedonisë për kthimin e tarifës së lirë për të gjithë qytetarët nuk i ka të njohura, por se përjashtme janë të mundshme vetëm nëse ato janë mirë të argumentuara, të kufizuara përkohësisht dhe shpenzimet e bëra gjatë realizimit të paguhen nga buxheti i shtetit.

“Nuk e di saktë çfarë është ai propozim. Kemi dëgjuar se ka pasur diçka të tillë në fushatat parazgjedhore, por detajet nuk i dimë. Përjashtime janë të mundshme, por duhet të jenë shumë të arsyeshme, në konsultim me Sekretariatin, të kufizuara përkohësisht dhe shpenzimet e bëra të paguhen nga buxheti publik, e jo nga konsumatorët tjerë të energjisë elektrike”, theksoi Kopaç.

Nga Qeveria paralajmërojnë se propozimi për kthimin e tarifës së lirë nuk do të jetë në kundërshtim me rregullativën e Bashkimit Evropian dhe se nuk do të paraqesë shpenzim të madh për konsumatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button