Mijallkov do të kërkojë pasaportën nga Gjykata Themelore

Avokati i ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Lupço Shvrgovski ka bërë të ditur se Sasho Mijallkov me ankesë do të kërkojë të marrë pasaportën nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

“Vijon prodcedura tjetër për ankesë ndaj vendimit të masës së kujdesit. Pas kësaj procedurë do të duhet të vendoset edhe për aktakuzën, duhet të shikojmë se si do të vendos Këshilli Penal”, theksoi Shvrgovski.

Kjo deklaratë e Shvrgovskit vjen pasi dje Gjykata Themelore ka sjell vendimin e parashtrimit të masës së kujdesit, marrjes së pasaportës së ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Ky vendim i Gjykatës vjen pasi që Prokuroria Speciale Publike të premten dërgoi lëndën “Target” ku kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button