Tërmetet hapën gropëza me mbetje vullkanike në Kosel të Ohrit

Tërmetet e njëpasnjëshme të cilat me javë të tëra e dridhin Ohrin dhe rrethinën, ndërkaq epiqendra është disa kilometra nga vullkani i vetëm aktiv në Ballkan në Kosel, kanë hapur gropëza të vogla me mbetje vullkanike (Duvala), njofton Portalb.mk.

Gropëzat e vogla mund të shihen sa të afrohemi në vendin ku me shekuj ekziston gropëza e njohur me mbetje vullkanike. Tani janë paraqitur edhe gjashtë të reja. Katër afër gropëzës dhe dy në një stom. Gjatë vizitës së sotme në Kosel është ndjerë përforcim i erës së sulfurit. Në vendin ku ka pasur gropëz, janë parë tre vjedulla të ngordhura, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Koselit, transmeton SDK.

Ndryshe, sot një tërmet i fuqishëm ka dridhur Ohrin dhe rrethinën, por dhe tërë Maqedoninë. Sipas epiqendrës sizmike, i njëjti e ka pasur epiqendrën në fshatin Kosel të Ohrit. Thellësia 10 kilometra, ndërkaq intenstiteti 5 shkallë Rihter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button