Vidal flet pas sherrit me shokun e skuadrës: Ja e vërteta…!

Dy futbollistët e Bayernit, Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich nuk e njohin njëri-tjetrin kur luajnë për kombëtaret e tyre.

Kjo ka ndodhur në finalen e Kupë së Konfederatave, ky të dy janë përleshur me njëri-tjetrin, pas një debati që Kimmich kishte me portierin e Kilit, Claudio Bravo.

Menjëherë pas ndeshjes kanë reaguar të dy lojtarët të cilët duket sikur i kanë ulur nervat, shkruan Syri.net

“Nuk ishte asgjë, jemi në rregull. I thashë që duhet të flasë më pak dhe të luajë më shumë. Megjithatë mbaroi, jemi akoma shokë”, u shpreh Vidal.

“Në fushë ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla. Ne fituam 1-0 prandaj e shoh me qetësi. Nuk ka hatërmbetje. Do ridiskutohet në stërvitje? Jo, jo nga unë”, tha Kimmich pas ndeshjes.

Kujtojmë që Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave, pasi triumfoi me rezultatin 1-0 në finale përballë Kilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button