Vuçiç-Thaçi: Ramë dakord që të vazhdojmë dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pas bisedimeve që patën sot me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Formimi i komunave me shumicë serbe është kuptuar, nuk ka negociata të mëtejshme”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu sipas tij ka nevojë disa muajsh për përgatitje të vazhdimit të dialogut, në nivel presidencial.

“Serioz dhe të guximshëm për të diskutuar marrëdhëniet e ardhshme”, ka shtuar Vuçiç pas përfundimit të takimit që pati me Mogherini dhe Thaçin

Nga ana e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është për normalizimin e marrëdhënieve kombëtare.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri pas përfundimit të takimit në mes tij dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini dhe presidentin serb, Aleksnadar Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button